Mesfushori i Kombëtares dhuron spektakël në elitën e futbollit kroat

Futboll

Mesfushori i Kombëtares dhuron spektakël në elitën e futbollit kroat

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 22:06
Rijeka

Mesfushori i Kombëtares dhuron spektakël në elitën e futbollit kroat!

Mesfushori i Kombëtares, Lindon Selahi, e ka bërë “sefte” këtë sezon me fanellën e Rijekës, teksa ka gjetur rrugën e rrjetës, në duelin e vlefshëm për javën e dytë të kampionatit kroat ndaj Istrës, ku skuadra e shqiptarit, e mbylli pjesën e parë me rezultatin e thellë 3:0. 

Selahi realizoi golin e dytë në minutën e 44-t, ku pas asistit të Fruk, përshëndeti rrjetën, me një gjuajtje të kalibruar nga jashtë zonës, duke e dërguar topin në cepin e portës.

Një realizim spektakolar, nga 24-vjeçari i cili është titullar i padiskutueshëm te skuadra që militon në elitën e futbollit kroat, teksa në sezonin e shkuar, u aktivizua 33 ndeshje, duke shënuar 2 gola si dhe regjistroi edhe 2 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat