Trajneri i Napolit: Arabia Saudite? Aty ikët fund karriere

Futboll

Trajneri i Napolit: Arabia Saudite? Aty ikët fund karriere

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 22:49
Rudi Garcia

Pas fitores ndaj Augsburgut ne miqesore, trajneri i Napolit, Rudi Garcia ka folur për mikrofonat e Sky Sport.

Trajneri francez foli edhe për temën e Osimhen, në qendër të thashethemeve për një sulm të mundshëm nga arabët ne merkato:

“Ka lojtarë që janë në fund të karrierës së tyre dhe është e kuptueshme që shkojnë në Arabinë Saudite. Kushdo në botë nuk do t’i refuzonte këto oferta të pahijshme.

Por kur je një lojtar plotësisht i pjekur dhe te presin sezonet e tua më të mira, as nuk e shikon këtë aspak. Unë nuk jam Victor, prandaj pyeteni ate mbi kete teme”

Megjithate, sipas Il Mattino, dy jave para startit te kampionatit, De Laurnetiis eshte gati te refuzoje edhe 200 mln euro per kartonin e Osimhen, nese do te vijne nga Arabia Saudite, pasi nuk ka kohe per te bere merkaton dhe do te ballafaqohej me cmime te cmendura per nje sulmues top player.

Pas barazimit ndaj Gironas, Napoli iu rikthye suksesit në një miqësore. Kundër Augsburgut, pa Osimhen dhe Kvaratskhelia ende te demtuar, pa Zielinski për shkak të një problemi në gju, me vetëm 15 lojtarë nga ekipi i parë, pra pa asnjë zëvendësim praktikisht, Azzurri arrijnë të fitojnë ngushtë falë një goli të Amir Rrahmani mbi zhvillimet e goditjes se këndit, me një asistim nga Elmas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat