Arteta: Mposhtën skuadrën më të fortë në botë

Futboll

Arteta: Mposhtën skuadrën më të fortë në botë

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 22:50
Arteta

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, i ekzaltuar nga suksesi ndaj Manchester City-t në Community Shield (Superkupë), tha se po përjetonte një ndjenjë të mrekullueshme.

Mënyra sesi “Topçinjtë” ia dolën të kthenin lojën në favor të tyre, ishte ajo që e kishte prekur me shumë trajnerin spanjoll.

“Është një ndjenjë e mrekullueshme, nuk mund të ketë asgjë më të mirë se të fitosh një trofe në Wembley kundër skuadrës më të mirë në botë…

Sidomos mënyra se si e bëmë. Ne patëm raste të shkëlqyera në pjesën e parë, por nuk i shfrytëzuam. Nuk e dinim se si mund të kishte shkuar.

Megjithatë, bëmë zgjedhjet e duhura, gjetëm një moment dhe bindje që na lejoi të barazonim fillimisht dhe më pas të fitonim në penallti. Sot treguam elasticitet dhe luftuam”, tha Arteta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat