Gjest i bukur i Gostivarit, uron Strugën TL për titullin e kampionit!

Futboll

Gjest i bukur i Gostivarit, uron Strugën TL për titullin e kampionit!

Nga: K.G. Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:06
Gostivari me dhuratë për Strugën

Sot pasdite në Strugë është luajtur ndeshja ndërmjet Strugës TL dhe Gostivarit e cila ka përfunduar me rezultat 2:0 për kampionin. 

Para fillimit të takimit, një gjest i bukur nga mysafirët, të rikthyer në ligën elitare maqedonase. 

Përfaqësuesi i Gostivarit edhe zyrtarisht, me një dhuratë për presidentin e Strugës TL, Arbtrim Qira, i ka uruar struganët për titullin e fituar sezonin e kaluar dhe i ka uruar verë të gjatë evropiane.

Mirëpo, përkundër kësaj lëvizjeje të bukur të mysafirëve, kampioni nuk pati mëshirë dhe i mposhti me rezultat 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat