I mjaftuan vetëm tre ditë me Leccen, Ylber Ramadani fiton vendin e titullarit

Futboll

I mjaftuan vetëm tre ditë me Leccen, Ylber Ramadani fiton vendin e titullarit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:07
Ylber Ramadani

Ylber Ramadani firmosi më 3 gusht kontratën më të rëndësishme të karrierës së tij.

Mesfushori shqiptar është transferuar te Lecce me të cilët do të luajë në Serinë A sezonin e ardhshëm.

Lojtari gjendet në formë të përkryer fizike, teksa është bërë menjëherë pjesë e formacionit të vedhekuqve.

Ramadanit i kanë mjaftuar vetë tre ditë me Leccen për të zënë vendin e titullarit.

Futbollisti i Kombëtares kuqezi ka bindur trajnerin dhe e nis nga minuta e parë ndeshjen e sotme miqësore kundër Kadizit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat