Ndeshje bamirësie për Ukrainën

Futboll

Ndeshje bamirësie për Ukrainën

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:24
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi ukrainas i Arsenalit, Oleksandr Zinçenko organizoi një ndeshje bamirësie ‘Game4Ukraine’ në “Stamford Bridge” të shtunën e 5 gushtit, së bashku me sulmuesin legjendar Andrij Shevçenko.

Teksa të gjitha të ardhurat e mbledhura shkuan për bamirësi për Ukrainën, që po kalon një moment të vështirë pas agresionit rus.

Të shumtë ishin yjet e futbollit në këtë duel, teksa skenën e rrëmbeu, një gol spektakolar i realizuar nga Klarenc Sedorf. 

Edhe pse në moshën 47-vjeçare, holandeze, vërtetoi se ka shumë klas në këmbët e tij, duke i surprizuar të gjithë të pranishmit me realizimin fantastik me të majtën nga jashtë zonës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat