Keane: Arsenal ka paguar shumë për Rice

Futboll

Keane: Arsenal ka paguar shumë për Rice

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 23:29
Keane

Roy Keane beson se Arsenali ka paguar shumë për mesfushorin, Declan Rice.

Arsenal ka paguar 105 milionë funte për shërbimet e futbollistit, i cili ishte pjesë e West Hamit.

Por ish futbollisti i njohur mendon se Rice vlen më pak. 

"Padyshim kanë paguar shumë për të. Ai sigurisht nuk vlen mbi 100 milionë funte, Declan Rice, por një lojtar vërtet i mirë. Ne do të kuptojmë gjatë dy viteve të ardhshme se sa i mirë është Declan", ka thënë ai.

Ish-futbollisti i West Hamit, i cili ka luajtur për zinxhirin e moshave tek Irlanda, deri më tash ka bërë dyzet e tri paraqitje me Anglinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat