Messi thyen rekord në MLS pas vetëm 4 ndeshjeve

Futboll

Messi thyen rekord në MLS pas vetëm 4 ndeshjeve

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 09:12
Lionel Messi

Me shtatë gola në katër ndeshje për Inter Miami, ylli argjentinas Lionel Messi ka rrëmbyer zemrat e fansave.

Në katër ndeshje të luajtura me skuadrën që tani drejtohet nga Gerardo ‘Tata’ Martino, Messi ka shënuar gjithsej shtatë gola, më së shumti për një debutues në MLS.

Në ndeshjen kundër FC Dallas në raundin e 16 të Kupës së Ligës, Messi i shënoi dy gola.

Golin e dytë ai e shënoi nga goditja e lirë në minutën e 86-të të ndeshjes për ta barazuar rezultatin në 4:4 dhe për ta dërguar ekipin e tij në penalti, ku edhe e gjetën fitoren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat