Felix kërkohet nga Al-Hilal

Futboll

Felix kërkohet nga Al-Hilal

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 11:02
Joao Felix

Prej muajsh tashmë, situata te spanjollët e Atletico Madrid, mes “fantazistit” të sulmit, Joao Felix e tekniku Diego Simeone është goxha e tensionuar e për këtë aryse talenti portugez kërkon të nisë një “aventurë” të re larg Spanjës.

Pavarësisht se kërkonte që “aventura” e tij e re, të ishte në një klub evropian, për të pasur një mundësi loje në Champions League, Felix duket se do tranasferohet te një klub saudit, me “gjignadët” e Al-Hilal, që janë gati për të marrë shërbimet e portugezit.

Negociatat mes klubit saudit dhe klubit madrilen për transferimin e 23-vjeçarit portugez po shkojnë mirë.

Të gjitha palët janë të interesuara për një marrëveshje, teksa më herët u raportua se skuadra e Al-Hilal është e gatshme ta marrë Felix në huazim për 1 vit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat