E bujshme, Neymar informon PSG-në se dëshiron të largohet

Futboll

E bujshme, Neymar informon PSG-në se dëshiron të largohet

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 18:36
Neymar

Një lajm i bujshëm po përhapet me shpejtësi. Aventura e Neymar në Paris Saint-Germain mund të përfundojë së shpejti. I mbërritur në kryeqytetin francez në vitin 2017 nga Barcelona, ​​ylli brazilian luajti gjithsej 173 ndeshje duke shënuar 118 gola duke kontribuar në fitimin e pesë kampionateve franceze, tre Kupave të Francës, dy Kupave të Ligës dhe tre Superkupave.

Marrëdhënia e O’Ney me klubin duket se është prishur.

Sipas edicionit online të L’Equipe, lojtari ka informuar drejtuesit e PSG-së për gatishmërinë e tij për t’u shitur.

Një kërkesë e bërë dje  nga sulmuesi dhe që shumë shpejt mund të ndezë tregun ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat