Pse PSG po e përjashton Mbappen?

Futboll

Pse PSG po e përjashton Mbappen?

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 23:52
Mbappe

PSG mendon që ai nuk ndihet pjesë e projektit të tyre

Paris Saint-Germain ka rifilluar seancat stërvitore nën udhëheqjen e Luis Enrique, në qëndrën e tyre të re stërvitore në Poissy

Megjithatë, me një mungesë të dukshme të Kylian Mbappes, i cili është stërvitur ndarazi me lojtarët që janë në listën e transferëve.

Kjo do të thotë që ai më shumë gjasë nuk do të luajë këtë të shtunë kundër Lorient në Parkun e Princave.

Pse PSG po e përjashton Mbappen?

Klubi francez po e mban qëndrimin e tyre për ta përjashtuar yllin e tyre nga projekti i tyre.

Pikëpamja e PSG-së është se, për shkak të vendimit të Mbappes që ai të largohet si lojtar pa kontratë vitin e ardhshëm, pavarësisht se ai kishte shprehur gjëra të kundërta gjatë intervistave dhe bisedave të tyre gjatë tërë vitit, ai nuk dëshiron që të jetë pjesë e skuadrës së re të Luis Enrique.

PSG pohon se ky vendim mbetet i palekundur për shkak se rrethanat nuk kanë ndryshuar, pavarësisht se ata i kanë propozuar zgjidhje të ndryshme agjentëve të Mbappes.

Këto propozime madje kanë përfshiorë edhe një klauzolë shitje në fund të sezonit të tanishëm, por lojtari dhe përfaqësuesit e tij e kanë refuzuar atë.

Klubi beson që qëndrimi i palëkundur i Mbappes është i turbullt, pasi jo vetëm që ka prishur projektin e klubit por po ashtu nga ai po përfitojnë konkurrentët e drejtpërdrejt, pasi që në Katar besojnë fuqishëm që lojtari ka një marrëveshje që të kalojë në Real Madrid në qershorin e vitit 2024.

Në fakt, ka pakënaqësi brenda klubit në lidhje më këtë çështje dhe ata po mendojnë që të bëjnë një ankesë zyrtare në FIFA.

Strategjit e re e transferëve në PSG

Në diskutimet e tyre me rrethin e lojtarëve, PSG u ka kujtuar atyre që Mbappe vazhdimisht i është zotuar atyre, madje ka bërë tetë intervista se nuk do të largohet nga klubi pa para dhe as nuk do ta dëmtojë klubin.

Derisa situata e Mbappes mbetet e pazgjidhur, PSG mbetet aktive në merkato, duke u fokusuar kryesisht në futbollistë të ri francez.

Blerja e tyre e fundit është ajo e sulmuesi të Benficas, 22 vjeçarit, Goncalo Ramos me disa transfere të tjera që pritet po ashtu të ndodhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat