Fenerbahçe e kërkon Jorginhon

Futboll

Fenerbahçe e kërkon Jorginhon

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 07:18
Jorginho

Fenerbahçe ka shprehur interesimin për ta transferuar Jorginhon nga Arsenali gjatë kësaj merkato

Italiani mund të largohet nga Arsenali gjatë kësaj vere, shtatë muaj pasi ju bashkua kësaj skuadra nga Chelsea, pasi që atë është duke e kërkuar gjiganti turk Fenerbahçe, raporton The Times.

Jorginho e ndërroi klubet gjatë janarit të këtij viti duke kaluar tek Topxhinjtë për 12 milionë funte. Mesfushori ka edhe një vit në kontratën e tij por me ardhjen e Declan Rice dhe prezencën në klub të Thomas Partey, 31 vjeçari nuk do të këtë shumë minuta për të luajtur.

Mesfushori ishte jashtë skuadrës së Arsenalit në finalen për Community Shield kundër Manchester City pasi që ka një lëndim të lehtë muskulor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat