Hadërgjonaj flet pasi nënshkroi me Alanyasporin

Futboll

Hadërgjonaj flet pasi nënshkroi me Alanyasporin

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 10:33
Florent Hadërgjonaj

Florent Hadërgjonaj u bë mbrëmë futbollist i ri i Alanyasporit.

Klubi turk e zyrtarizoi transferimin e futbollistit shqiptar si lojtar të lirë pasi atij i kishte skaduar kontrata me Kasimpasan.

Mbrojtësi i krahut qëndroi për tri vjet në klubin e Superligës turke, me të cilin i zhvilloi mbi 100 ndeshje, ndërsa tash është gati për aventurën e re, në një tjetër klub elitar turk.

Ai e ka bërë një postim në rrjetet sociale, ndërsa e shprehu gëzimin e tij që iu bashkua Alanyasporit, ku do ta gjejë bashkëlojtarin e tij te Kombëtarja e Kosovës dhe njëherësh shokun e repartit, qendërmbrojtësin Fidan Aliti.

“Faleminderit për mikpritjen e ngrohtë. I lumtur që iu bashkova Alanyasporit. Mezi pres ta nis këtë sfidë të re”, shkroi përfaqësuesi i Kosovës në rrjetet sociale.

Pas eksperiencave në Zvicër me Young Boys, në Gjermani me Ingolstadt 04 dhe në Angli me Huddersfield Town, 29 vjeçari e ka gjetur veten në futbollin turk, ku synon të luajë edhe për një kohë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat