Tirana mbush “arkat” nga Conference League

Futboll

Tirana mbush “arkat” nga Conference League

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:06
Tirana

Tirana mbush “arkat” nga Conference League!

Pavarësisht eleminimit të dhimbshëm nga “shqiponjat” turke të Besiktas, “bardheblutë” e Tiranës zhvilluan paraqitje fantastike në fazën kualifikuese të Conference League, ku arritën të mundnin në fazën e parë, gjeorgjianët e Dinamo Batumi.

Me fitoren ndaj këtyre të fundit, “bardheblutë” kapën fazën e dytë ndaj turqve, ku thjesht për arritjen u siguruan në arkat e nënkampionëve të Shqipërisë, plot 550 mijë euro, pa llogaritur këtu 11 mijë biletat e shitura në “Air Albania” dhe reklamat në stadium.

Mirëpo, jo vetëm kaq, pasi “bardheblutë” shitën gjithashtu dhe të drejtën e transmetimit për sfidën ndaj Besiktas, në Tiranë, duke siguruar kështu dhe 300 mijë euro të tjera e si përfundmin, duke mbyllur gjithçka me një fitim prej rreth 1 milionë eurosh, për vetëm 2 përballje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat