Braziliani i kërkon Al Khelaifit largimin nga PSG

Futboll

Braziliani i kërkon Al Khelaifit largimin nga PSG

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:23
Nejmar

Situata në klubin e PSG-së nuk është më e mira e mundshme.

Në këtë merkato vere, parisienët kanë parë yje duke u larguar.

Pas Mesit, ishte radha e Mbapes që njoftoi se nuk do të rinovonte dhe për këtë, u përjashtua nga klubi në fazën përgatitore.

Së fundmi, një tjetër largim i madh është në horizont të Parisit. “L’Equipe” raporton se Nejmar ka kërkuar largimin nga PSG de këtë ia ka thënë në mënyrë direkte presidentit Naser Al Khelaifi.

Ndërkohë, braziliani synon që të largohet para ditës së diel, në mënyrë që të ketë mundësi të gjejë skuadrën tjetër ku do të vazhdojë.

Dëshira e tij është Barcelona por këta të fundit kanë treguar shpesh se nuk kanë interes për ta rikthyer dhe tashmë e ardhmja e Nejmar mbetet e paqartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat