Lajme të mira për Inzaghin

Futboll

Lajme të mira për Inzaghin

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 11:25
Inzaghi

Ende nuk ka njoftim zyrtar, por tashmë rinovimi i Simone Inzagit deri në vitin 2025 mund të konsiderohet punë e përfunduar.

Sipas “Gazzetta dello Sport”, nënshkrimi zyrtar do të arrijë para sfidës Inter-Monza më 19 gusht.

Pasi rregulloi çështjen e rinovimit, për të cilën flitej prej javësh, duke qenë se kontrata e trajnerit zikaltër skadonte në vitin 2024, synimi është të konfirmohet në Evropë dhe të fitojë yllin e dytë në Seria A.

Përtej thashethemeve, nuk ishte aq e vështirë për teknikun dhe klubin të gjenin një mirëkuptim. Në të vërtetë, baza për marrëveshjen është arritur që në turneun e Japonisë, siç konfirmoi agjenti i Inzagit, Tullio Tinti.

Pra, është konfirmuar besimi te trajneri, i cili ka një jetëgjatësi që nuk është parë te “zikaltrit” që nga ditët e Roberto Mançinit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat