Iniesta zyrtarizohet tek ekipi i ri, pritet si hero

Futboll

Iniesta zyrtarizohet tek ekipi i ri, pritet si hero

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:45
Iniesta

Andres Iniesta është bërë me ekip të ri.

Pasi e mbylli epokën në Japoni, ku luajti për një kohë në ekipin Vissel Kobe, legjenda spanjolle nuk e ka ndërmend të ndalet, përkundër faktit se është tashmë 39 vjeç.

Veterani i mesfushës, i cili ka fituar gjithçka të mundshme me Barcelonën dhe me Kombëtaren e Spanjës, do ta fillojë një jetë të re në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Iniesta ka mbërri në Rasa l-Khaimah dhe është bërë futbollist i ri i Emirates Club.

Ai e ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me klubin, ndërsa është pritur si hero atje.

Iniesta do të luajë deri në moshën 40 vjeçare, por nuk ka thënë se do të ndalet as pas një viti.

Me klubin arab, ai e ka lënë të hapur mundësinë e vazhdimit të kontratës për një vit tjetër.

Merr fund kështu ëndrra e tifozëve për ta parë Iniestan duke luajtur prapë me Leo Messin dhe më shokët tjerë të Barcelonës në Inter Miami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat