Sacchi kritikon

Futboll

Sacchi kritikon

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 12:58
Sacchi

Në komentin e tij të zakonshëm për “Gazzetta dello Sport”, Arrigo Sacchi flet për rinovimin e Simone Inzaghit deri në vitin 2025 dhe e nis nga ajo që bëri sexonin e kaluar:

“Rinovim i merituar. Sezonin e kaluar, zikaltrit fituan Superkupën e Italisë, Kupën e Italisë dhe përfunduan në finalen e Ligës së Kampionëve.

Një rrugëtim pozitiv, të cilit, megjithatë, i mungonte vazhdimësia në Serie A. Në kampionat u bënë shumë gabime kundër skuadrave të nivelit të mesëm ose të ulët, duke sinjalizuar kështu një problem që duhet të adresohet dhe të zgjidhet. Kjo është ajo që klubi i kërkoi Inzaghit”.

Sacchi më pas jep disa këshilla: “Inzaghi është një trajner shumë i mirë, edhe një person mjaft pozitiv. Ndoshta është pak i lidhur me kanunet e vjetra të futbollit italian. Pra, në këtë kuptim, ndoshta duhet të bëjë kapërcimin në cilësi. Kjo është ajo që pres nga Interi i tij. Nuk është vetëm çështje skemash dhe formash, por mentaliteti.

Futbolli në ditët e sotme, për të qenë argëtues, tërheqës dhe i suksesshëm, duhet mbi të gjitha të jetë i guximshëm. Skuadra e Simones duhet ta tregojë këtë guxim, duhet të bëhet mjeshtre e lojës dhe e fushës, duhet të jetë agresive dhe të mos shfaqet kurrë e frikësuar përballë kundërshtarit. Kjo është një rrugë themelore rritjeje për të arritur nivele shumë të larta”.

Mbyllja e rrugës për zgjedhjen e lojtarëve: “Me rastin e zgjedhjes së trajnerit, Inzaghi në këtë rast, do të duhet të japë indikacione të sakta: t’iu kushtojë vëmendje aftësive teknike dhe atletike, por edhe të vëzhgojë cilësitë morale, gatishmërinë për të punuar dhe për të sakrifikuar, temperamentit, personalitetit.

Kur drejtoja Milanin, e dija se mund t’iu besoja të gjithëve, sepse të gjithë ishin profesionistë seriozë që i dhanë shpirtin futbollit. Jo pak. Inzaghi duhet ta arrijë këtë qëllim nëse do një Inter të vazhdueshëm, një ekip kampion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat