Një klub nga Arabia Saudite përgatit ofertën e çmendur për Neymarin

Futboll

Një klub nga Arabia Saudite përgatit ofertën e çmendur për Neymarin

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:24
Neymarin

E ardhmja e asit brazilian te PSG-së, Neymar ende është në dilemë.

Ish-ylli i Barcelonës, sipas medieve të huaja, tashmë i ka njoftuar drejtuesit e PSG-së së dëshiron të largohet nga Parisi gjatë kësaj verë.

Reprezentuesi i Brazilit, është i lidhur me rikthimin tek ish-skuadra e tij, Barcelona.

Por, siç raportohet, e ardhmja e Neymarit mund të jetë në Arabinë Saudite.

“Footmercato.net” shkruan se një klub nga Arabia Saudite ka hyrë në garë për transferimin e Neymarit.

Madje, thuhet se klubi saudite, emri i të cilit nuk ende nuk është bërë i ditur, është duke përgatitur ofertën e çmendur në vlerë prej 300-400 milionë eurosh për brazilianin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat