Etrit Berisha pranë transferimit te Sampdori

Futboll

Etrit Berisha pranë transferimit te Sampdori

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 13:47
Etrit Berisha

Etrit Berisha pranë transferimit te Sampdori!

Etrit Berisha me shumë gjasa do të mbetet në Itali. Një gjë të tillë pohojnë mediat italiane, sipas të cilave drejtuesit e Sampdorias kanë piketuar portierin shqiptar, në rast të largimit të Auderos.

Tashmë ky i fundit pritet jetë pjesë e Interit si portier i dytë, duke i hapur kështu rrugën e transferimit Etrit Berishës.

Prej kohësh Etrit Berisha nuk luan për shkak të mardhënieve të krisura me Torinon, teksa duket se së fundmi do gjejë një destinacion të ri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat