Barcelona nuk e ka regjistruar asnjë prej përforcimeve

Futboll

Barcelona nuk e ka regjistruar asnjë prej përforcimeve

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 15:00
Barcelona

Barcelona vazhdon të blejë lojtarë të rinj, por, pikërisht si një vit më parë, pak ditë para fillimit të sezonit të ri, nuk mund t’i fusë në listën e La Ligas për problemet e njohura tashmë ekonomike të klubit.

Kështu, Inigo Martinez, Oriol Romeu, por edhe Ilkay Gundogan dhe ata që e kanë vazhduar kontratën gjatë kësaj vere, mbesin pezull dhe mund të detyrohen ta humbin ndeshjen debutuese për edicionin 2023/24 në ligë kundër Getafes, njofton mediumi spanjoll “Marca”.

Për momentin, Barcelona i ka paraqitur vetëm 13 lojtarë në listën e Ligës, ku figuron edhe emri i Ousmane Dembeles, i cili pritet të largohet në drejtim të Paris Saint-Germainit, por edhe Franck Kessie, i cili është në pritje të zyrtarizimit nga klubi i tij i ri, Al Ahli.

Një situatë dramatike kjo, duke e pasur parasysh se pas tri ditësh do të nisë sezoni i ri në kampionatin spanjoll.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat