Ballkani synon fitore ndaj

Futboll

Ballkani synon fitore ndaj

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 15:44
Pamje nga një ndeshje

Ballkani është një ndër skuadrat më të kuotuara shqiptare për të shkuar këtë sezon në grupet e Conference League.

Bashkë me Partizanin dhe Strugën e Shpëtim Duros janë të vetmet skuadra nga trojet shqiptare të mbetura në garën evropiane, e cila po dhuron emocione.

Sfidën Ballkani – Lincoln Red Imps këtë të enjte  duke nisur nga ora 20.45 në SuperSport 2. Një sfidë që pritet të dhurojë shumë emocione, me Ballkanin që nuk zhgënjeu në raundin e dytë, duke i shënuar plot 7 gola në të dyja sfidat Larnes, skuadrës irlandezo-veriore, që provoi forcën e kampionëve të Kosovës.

Përballë Lincoln Red Imps, skuadër nga Gjibraltari, Ballkani mund të konsiderohet favorit, mbi të gjitha për atë që ka shprehur në këtë verë evropiane, duke u demonstruar si një skuadër me ide të qarta loje, mekanizma që funksionojnë, një identitet të sajin dhe shpirtin sulmues, diçka me të cilën nuk bëri kompromis edhe pas fitores 2-0 në raundin e parë të Championsit kundër Ludogorets.

Sfida e kësaj të enjteje vjen si një tjetër gur prove për të besuarit e Ilir Dajës, që synojnë të kalojnë këtë tur për të matur më pas forcat në play off me humbësen e çiftit Bate Borisov-Sherif Tiraspol në Europa League, një mision më se i arritshëm në një rrugëtim emocionues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat