Nevellin e shqetësojnë prurjet e reja

Futboll

Nevellin e shqetësojnë prurjet e reja

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 18:29
Neville e Onana

Gary Neville është i shqetësuar me dy transferet e reja të Manchester United, Andre Onana dhe Rasmus Hojlund pasi që mendon se ata nuk do të përshtaten shpejt në futbollin anglez

Onana dhe Hojlund kanë nënshkruar kontratë kohëve të fundit me skuadrën nga Old Trafford, duke mbushur dy pozita që Erik ten Hag ka pasur nevojë të mëdha për ta. Shumë futbollistë që vinë nga ligat e tjera kanë vështirësi që t’i përshtaten lojës fizike angleze dhe ky faktor po e shqetëson legjendën e United për sezonet e ri.

Transferet, edhe pse të shtrenjta, mund të rezultojnë biznes i mirë i United pasi që ata po përpiqen që të zvogëlojnë diferencën me Manchester City. Onana ka luajtur një rol vita në rrugëtimin e Interit sezonin e kaluar në Ligën e Kampionëve ku arritën në finale derisa Hojlund ka potencialin që ta udhëheq sulmin e United në vitet që do vinë. 20 vjeçari kishte shënuar nëntë gola në Serie A sezonin e kaluar.

“Në futbollin e Premier Ligës, si portieri i Manchester United, je në mbikëqyrje më shumë se çdo futbollist tjetër në futbollin anglez.

I dëshiroj Onanas më të mirë për shkak sepse ai ka nevojë të këtë personalitet dhe karakter. Njerëzit do ta shohin më shumë atë se të tjerët”, tha Nevillë për Overlam.

“Çdo media, analist, tifozë edhe të klubeve tjera do ta shikojnë.

Nëse ai bën një gabim ju e dini se çfarë do të ndodh në secilin rast.

Kurse futbollisti tjetër, Hojlund, sulmues qëndror i Manchester United: ata kanë dy pozita të cilat çdo herë janë pjesë e debatit të ashpër dhe ata do të duhet që të adaptohen në dy të tilla”.

“Arsyeja pse jam nervoz për këtë sezon janë këta dy futbollist në të dy kahet e fushës, në dy pozicionet më të rëndësishme e të cilët duhet të luajnë në më të mirën e tyre që United të jetë më i mirë se sezonin e kaluar”.

Sezoni i Premier Ligës fillon më 13 gusht derisa United do të luajë më 14 gusht ku do ta presin skuadrën e Wolves në Old Trafford. Për Neville dhe tifozët ka shpresë që blerjet e tyre të reja të ia dalin sa më mirë këtë sezon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat