Walker “besnik” ndaj Manchester Cityt

Futboll

Walker “besnik” ndaj Manchester Cityt

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 19:22
Walker  

Prej disa javësh tashmë në mediat e huaja raportohej se anësori anglez i krahut të djathtë të mbrojtjes, Kyle Walker është shumë pranë kalimit te “bavarezët” e Bayern Munich, mirëpo gjërat duket se kanë ndryshuar.

Sipas raportimeve më të fundit nga tabloidet britanike,

33-vjeçari i mbrojtjes së “qytetarëve” të Manchester City ka vendosur të qëndrojë të këta të fundit, pavarësisht se kishte arritur një marrëveshje verbale me “bavarezët”.

Arsyeja e qëndrimit ishte një kontratë e re, e cila i është ofruar anglezit, kontratë kjo detajet e së cilës nuk janë bërë ende publike dhe pritet të bëhen në ditët në vijim, kur të bëhet dhe nënshkrimi i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat