Lopetegui largohet nga Wolves

Futboll

Lopetegui largohet nga Wolves

Më: 8 gusht 2023 Në ora: 23:17
Lopetegui

Julen Lopetegui është larguar nga posti i trajnerit të Wolves.

Pas diskutimeve me zyrtarët e klubit, trajneri spanjoll ka pranuar ta ndërpresë kontratën e tij. 

Pesëdhjetë e gjashtë vjeçari në nëntorin e kaluar kishte marrë drejtimin e skuadrës angleze pas një periudhe të suksesshme në krye të Sevillas. 

Në sezonin e kaluar ish-trajneri i Real Madridit bëri që Wolves të mbijetojë në Premier League, madje duke e mposhtur Liverpoolin me rezultat 3-0. 

Gary O'Neil konsiderohet se është favorit për ta zëvendësuar spanjollin në krye të Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat