Maguire e mbyll me United, mbetet në Premier League

Futboll

Maguire e mbyll me United, mbetet në Premier League

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 12:40
Maguire

Kritika pafund nga tifozët, më pas iu hoq shiriti i kapitenit, tani merr fund edhe aventura me Manchester United për Harry Maguire.

Mbrojtësi i kombëtares angleze, do të vazhdojë karrierën te West Hami.

Dy klubet e Premier League kanë gjetur në parim gjuhën e përbashkët për një shumë që shkon në 30 milionë paund.

Tashmë duhet arritur akordi me agjentin e qendërmbrojtësit, por një gjë e tillë nuk do të jetë problem për drejtuesit e klubit londinez, që sezonin e kaluar fitoi Conference League.

Erik ten Hag, trajneri i United, pret një përforcim në mbrojtje nga drejtuesit e klubit. Të cilët kanë nisur nga puna për të gjetur zëvendësuesin e Maguire.

30-vjeçari u transferua në “Old Trafford” për 87 mln euro nga Leicester City në verën e vitit 2019, një blerje rekord për një mbrojtës deri në momentin që u parakalua nga Josko Gvardiol.

Qendërmbrojtësi kroat u bë pjesë e Manchester City këtë verë. Kampionët e Anglisë dhe të Europës, paguan 90 mln euro në arkat e Leipzigut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat