Florent Ramadani do të mungojë disa javë

Futboll

Florent Ramadani do të mungojë disa javë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 14:42
Florent Ramadani

Ekzaminimet mjekësore dhe inçizimet e kryera japin diagnozën e dëmtimit të Florent Ramadanit.

Mesfushori 22 vjeçarë ka pësuar plasaritje të tibijes (ashti i këmbës poshtë gjurit) dhe për rikuperim nevojiten prej 4 deri më 6 javë varësisht prej zhvillimit të dëmtimit.

Këmba e Ramadanit tashmë është futur në gjips, me çka ka nisur menjëherë fazën e rikuperimit.

Florent Ramadani u dëmtua në takimin Voska-Shkëndija (0:1) të dielën në Ohër, ndërsa duhej ta braktisë fushën pas vetëm 30 minutave lojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat