Ademi priti në takim gjyqtarët në prag të fillimit të edicionit të ri

Futboll

Ademi priti në takim gjyqtarët në prag të fillimit të edicionit të ri

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:18
Pamje nga takimi

Presidenti Agim Ademi ka pritur sot në takim gjyqtarët, të cilët këtë fundjavë fillojnë ndarjen e drejtësisë në ndeshjet e edicionit të ri të garave 2023/2024 në futbollin kosovar.

Në takim është diskutuar rreth formatit të delegimit, i cili këtë vit do të jetë pak më ndryshe.

Në fakt, delegimi i gjyqtarëve për ndeshje do të bëhet përmes shortit, i cili do të jetë transparent (transmetim i drejtpërdrejt në rrjetet sociale të FFK-së) dhe do të aplikohet për çdo xhiro.

Gjyqtarit të cilit përmes shortit i bie të referoj ndeshjen e përcaktuar me short, është i obliguar të jetë në krye të detyrës, me përjashtim të rasteve kur i njëjti e dëshmon se ka probleme shëndetësore ose për arsye të tjera.

Me këtë rast, presidenti Ademi u dëshiroi suksese gjyqtarëve në punën e tyre dhe u kërkoj që të jenë sa më vigjilentë e të përgjegjshëm në kryerjen e detyrës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat