Plas çështja Hojlund

Futboll

Plas çështja Hojlund

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:50
Rasmus Hojlund

Është krijuar një çështje Rasmus Hojlund te Manchester United.

Belrja e re e Djajve të Kuq, i blerë për 72 milionë sterlina nga Atalanta, duket se ka shkuar në Angli i dëmtuar dhe me një problem serioz fizik.

Lajmi është dhënë nga Daily Mail. Danezi duket se po rikuperon nga një dëmtim në kurriz që do të limitojë aktivizimin e tij në sezonin e ri. Në Mançester kanë nisur polemikat.

Problemi, siç ka bërë të ditur e përditshmja angleze, duket se është më serioz nga sa kishte parashikuar United pasi ka arritur marrëveshjen për sulmuesin dhe është shfaqur pas rezonancës magnetike së cilës i është nënshtruar lojtari.

Hojlund u prezantua para tifozëve të United para miqësores të luajtur në Old Trafford kundër Lens dhe mund të kalojë pak kohë para se të shihet në fushë. Danezi është përjashtuar nga Ten Hak për dy ndeshjet e para të kampionatit, kundër Ëolves dhe Tottenham.

United, në një komunikatë zyrtare për shtyp, ka bërë të ditur se do të duhen disa javë për rikuperimin e plotë të Hojlund për shkak të një problemi të shkaktuar gjatë fazës përgatitore të zhvilluar me Atalanta-n, por nuk ka dhënë detaje të tjera.

Klubi i Premier League është i bindur se nuk ka probleme ekstreme me dëmtimin e lojtarit, por, siç ka raportuar edhe Daily Mail, problemi duket se është më i rëndë nga sa ishte parashikuar.

Sipas së përditshmes britanike, “dëmtime të tilla kërkojnë një menaxhim të kujdesshëm dhe ka pak mundësi që Hojlund të mund të luajë dy ndeshje në javë për një kohë të gjatë për shkak të frikës se mund të kthehet në një dëmtim nga stresi, që do të çonte te një ndalesë akoma më e gjatë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat