Objektivi i radhës “ylli” amerikan!

Futboll

Objektivi i radhës “ylli” amerikan!

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 15:58
Adams

Objektivi i radhës “ylli” amerikan!

Pas afrimeve më shumë bujë të Youri Tielemans, Pau Torres e Moussa Diaby, tashmë tekniku Unai Emery kërkon të afrojë një tjetër emër të njohur të mesfushës në Premier League, amerikanin, Tyler Adams.

“Ylli” i Leeds United dhe njëkohësisht, kapiteni i Kombëtares së SHBA-së pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll, mirëpo do të vijë në “Villa Park”, vetëm nëse më parë largohet braziliani Douglas Luiz

Për këtë të fundit interesohen dy “rivalët” e Londrës, Arsenal e Tottenham dhe me një vlerë kartoni prej 40 milionë eurosh, klubi i Aston Villa mund të përfitojë goxha para nga shitja e 25-vjeçarit  të mesfushës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat