Tifozët e Partizani presin që ta shohin me padurim

Futboll

Tifozët e Partizani presin që ta shohin me padurim

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:19
Kote

Gjergji Kote ishte talenti që i impresionoi të gjithë te Partizani.

Në seancat stërvitore, ky futbollist ka bërë mjaft mirë duke lënë në hije edhe dy afrimet e bujshme si Eros Grezda apo Albers Keko.

Një dëmtim i pësuar bëri që Kote të mos futej menjëherë në skuadër pas përfundimit të miqësoreve.

Por tani futbollisti 18-vjeçar është rikthyer në ekip. Zoran Zekiq e ka futur këtë lojtar në listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Valmerias në turin e tretë të Conference League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat