Shotani jep alarmin për futbollin e Kosovës

Futboll

Shotani jep alarmin për futbollin e Kosovës

Nga: K. Goca Më: 9 gusht 2023 Në ora: 16:50
Bekim Shotani

Infrastruktura është për keqardhje në një pjesë të madhe të stadiumeve në Kosovë.

E para, fusha në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë është e dëmtuar.

Trajneri i futbollit, Bekim Shotani, ngre alarmin. 

“Superliga e futbollit kosovar 2023/2024!

Infrastruktura mungon, fushat për lojë jo të gatshme më shumë se 60 për qind.

Skuadrat me probleme financiare mbi 50%.

Borxhe më shumë se 40 për qind ndaj lojtarëve.

Skuadra të dorëzuara para fillimit të kampionatit e më shumë probleme.

A janë të mjaftueshme këto argumente dhe probleme që na alarmojnë për një situatë aspak të mirë, më shumë probleme që do na përcjellin këtë vite e ndoshta edhe vite të tjera”, ka shkruar Shotani në profilin e tij në Facebook.

Sipas tij, nëse nuk refletojnë gjërat do të janë edhe më keq.

 “Nese nuk reflektojmë me planifikime afat mesme dhe afat gjatë ne do të jemi duke dështuar në objektiva që i kemi.

A do të ishte më mirë që Superliga të planifikohet me 8 skuadra për kampionatin 2025, dhe me një play - off 4 vendet e para, dhe play - out 4 vendet e fundit”, ka nënvizuar Shotani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat