KF Vëllaznimi U19 përgatitet maksimalisht për sfidat e Ligës së Parë 

Futboll

KF Vëllaznimi U19 përgatitet maksimalisht për sfidat e Ligës së Parë 

Nga: K.G.. Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:16
KF Vëllaznimi U19

Vëllaznimi i kushton rëndësi të madhe moshave të reja, të cilat në të ardhmen do të jenë bazë e fortë për klubin.

Trajneri Egzon Nezaj punon me përkushtim me djelmoshat e Vëllaznimit U19 nga Gjakova. 

“KF Vëllaznimi U19, sot ka mbajtur stërvitjen e parë nën drejtimin e përzgjedhësit të ri të kësaj grupmoshe, Egzon Nezaj.

Pas organizimit të Klubit, sot në stadiumin sintetik në Shkugëz është mbajtur seanca e parë stërvitore për juniorët.
Liga e parë e Juniorëve do të fillojë me 26 gusht.

KF Vëllaznimi ndeshjen e parë do ta zhvilloj si vendas ndaj FC Prizrenit”, njofton KF Vëllaznimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat