Një tjetër dëshirë shtohet në listën e Guardiolës

Futboll

Një tjetër dëshirë shtohet në listën e Guardiolës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:19
Lukas Paketa

Duket se merkato e Mançester Sitit nuk ka përfunduar ende me Pep Guardiolën që kërkon një tjetër lojtar në skuadër.

Bëhet fjalë për mesfushorin brazilian, Lukas Paketa, i cili është pjesë e Uest Hemit prej një viti.

Siç bëjnë me dije mediat angleze, “qytetarët” i kanë ofruar plot 70 milionë puand “çekanëve”, por këta të fundit nuk janë ende gati që të humbasin një tjetër yll pas Deklan Rajs.

Kështu oferta e bërë nga Siti është hedhur poshtë nga Uest Hem, teksa pritet një tjetër takim mes palëve për të rënë dakord në një shumë të caktuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat