Tifozët harrojnë Tonalin

Futboll

Tifozët harrojnë Tonalin

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:44
Tifozët

Ndeshjet miqësore përdoren nga klubet për të shikuar gjendjen fizike të ekipit dhe për të verifikuar se çfarë funksionon taktikisht dhe çfarë jo.

Por për tifozët është ndryshe.

Ata dëshirojnë të shohin menjëherë lojtarët e rinj dhe ndikimin që kanë.

Dhe për sa i përket Milanit, objektivisht, tifozët kishin shumë për të studiuar, duke pasur parasysh merkaton e pasur që ka pasur Djalli, duke marrë shumë yje të rinj në ekip.

Duke gjykuar nga Trofeu Berlusconi, rezultatet tashmë duken pozitive për shumë prej tyre, me dikë që tashmë ka arritur të depërtojë në sytë dhe zemrat e publikut.

Në veçanti u dalluan paraqitjet e Tijjani Reijnders. Holandezi duket se i ka bindur tifozët e tij të rinj të cilët nuk i kanë kursyer elozhet për lojtarin e tyre të ri në Twitter.

Një tifoz e ka përshkruar si “lojtar poetik, mesfushor regjisor por edhe sulmues”.

Një tjetër ka shkruar: “Për mua ata që do t’ia dalin menjëherë shumë mirë janë Reijnders dhe Loftus Cheek, për të tjerët kam frikë se do të duhet më shumë kohë”.

Një tjetër tifoz ka shkruar: “Gjithmonë me kokën lart dhe me buzëqeshje. Tijiani është simbol i futbollit argëtues”.

Një tjetër ka aprovuar: “Nga miqësoret e para të luajtura nga djemtë, Reijnders e konsideroj atë një nga më të mirët e ekipit dhe ai gjithashtu bëri një ndeshje të mrekullueshme mbrëmë për mua”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat