Ademi priti sot KF 2 Korrikun e Prishtinës

Futboll

Ademi priti sot KF 2 Korrikun e Prishtinës

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:52
Ademi priti sot KF 2 Korrikun

Presidenti i  FFK-së, Agim Ademi, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e të gjitha gjeneratave të klubit KF “2 Korriku”.

Në këtë takim u bisedua rreth zhvillimit të këtij klubi në të gjitha kategoritë si dhe për përgatitjet për sezonin e ri të garave në Ligën e Parë për edicionin 2023/2024.

Përfaqësuesit e KF “2 Korriku” falënderuan presidentin e FFK-së për pritjen dhe e njoftuan me ecurinë e punimeve që po bëjnë në përmirësimin e infrastrukturës dhe të gjitha kushteve, me synimin që nga Liga e Parë të kalojnë sa më shpejtë në Superligë, por duke mos lënë anash as punën me të gjitha gjeneratat tjera dhe ekipin e femrave, me të cilin shpresojnë të kualifikohen ne garat evropiane.

Ata theksuan se kanë punuar edhe në krijimin e strategjisë për ekipin e femrave. Drejtuesit e këtij klubi shprehën interesimin për bashkëpunim në evitimin e problemeve për financim dhe mundësitë e shfrytëzimit të ligjit të sponsorizimit.

Presidenti Ademi ofroi  mbështetjen e tij dhe i dëshiroi suksese në sezonin e ri të kampionatit në Ligën e Parë, duke uruar që këtë vit të mos shfaqen probleme sikurse në edicionin e kaluar.

Ai shprehu shpresën që KF “2 Korriku” të prodhojë sa më shumë talente, të cilët në të ardhmen mund të bëhen edhe pjesë e Kombëtares së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat