Inzaghi: Me mua do shënojë 40 gola në sezon

Futboll

Inzaghi: Me mua do shënojë 40 gola në sezon

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 17:58
Inzaghi

Simone Inzaghi provoi të joshë Cristiano Ronaldon.

Kështu shkruajnë mediat italiane, që zbulojnë një prapaskenë interesante të ndodhur në qershor të këtij viti në plazhet e Sardegnës, atje ku ndodhej si ylli portugez, ashtu edhe tekniku zikaltër.

Sipas “Corriere Dello Sport”, Inzaghi udhëtoi me motorin e tij të ujit për të shkuar në jahtin e portugezit, ku kaloi rreth gjysmë ore me të n bord dhe natyrisht që futbolli ishte tema e diskutimit.

“Nëse do të vije, do të të bëja të shënoje më shumë se 40 gola në sezon”, mësohet se i ka thënë Inzaghi yllit portugez, që gjithsesi ka firmosur një kontratë me shifra që te Interi nuk i merr e gjithë skuadra bashkë, ndaj duket e pamundur që ta marrë në konsideratë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat