Wolves merr një trajner të njohur

Futboll

Wolves merr një trajner të njohur

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 18:38
Gary O’Neil

Wolves merr një trajner të njohur!

Një ditë pas largimit të papritur të trajnerit Lopetegui, që mbylli bashkëpunimin me klubin vetëm pak ditë para startit të Premier League, Wolves gjen pasardhësin e tij.

Klubi anglez njofton se Gary O’Neil do të jetë trajneri I ri I skuadrës.

Tekniku ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me “ujqërit”.

Gary O’Neil spikati sezonin e kaluar në kampionat anglez në krye të Bournemouth dhe tashmë është gati për një aventurë të re në krye të Wolves.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat