Zekiq: Kam shumë besim te skuadra

Futboll

Zekiq: Kam shumë besim te skuadra

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:49
Zekiq

Trajneri i Partizanit, Zoran Zekiq, në Konferencën për shtypin në prag të ndeshjes së parë me Valmeiran, në raundit e tretë të Conference League, tha se rezultati i sfidës së kësaj të enjteje do të jetë i rëndësishëm, por jo vendimtar sa i përket kualifikimit.

Si e prisni përballjen ndaj Valmieras?

Valmiera është një skuadër që meriton vlerësim maksimal. Ata janë kampionët në fuqi të Letonisë. Kanë ndryshuar disi, pasi nga skuadra aktuale ditët e fundit kanë pasur edhe largime.

Kjo gjë ndoshta mund të na i vështirësojë paksa gjërat, pasi ne e kemi analizuar kundërshtarin nga përballjet e fundit që ka zhvilluar. Por kam shumë besim te skuadra.

Pas gati 2 muaj bashkë tashmë kuptohemi më mirë me njëri- tjetrin.

E konsideroni vendimtar takimin e parë?

Nuk mendoj se do të jetë përcaktues ndeshja e nesërme, pasi do të luajmë dy të tilla.

Po ta shikoni përgjatë këtyre tureve, rezultatet kanë ndryshuar nga ndeshja e parë tek e dyta. Na duhet vetëm të përqendrohemi te 90 minutat e nesërme e më pas do të mendojmë për sfidën e kthimit.

Keni marrë informacione për lojtarët e Valmeiras?

Sigurisht që kemi siguruar informacionet e duhura, ashtu sikurse edhe kundërshtari ka marr informacione për ne.

Ne duhet të jemi shumë të disiplinuar si në çdo ndeshje, të vrapojmë shumë, të jemi kompakt për të bërë lojën tonë.

Përpara ndeshjes mund të kemi shumë për të folur, por në momentin që fillon ndeshja çdo gjë është e hapur dhe mund të vendoset edhe nga disa episode.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat