Tifozët pushtojnë fushën

Futboll

Tifozët pushtojnë fushën

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 22:54
Tifozët

Juventusi mposhti me rezultatin 8:0 ekipin e 23-vjeçarë, në testin miqësor të zhvilluar ditën e sotme në “Allianz Stadium”.

Por më shumë se rezultati dhe paraqitja e bardhezinjve të Alegrit, skenënën e rrëmbyen tifozët.  

Në momentin e përfundimit të duelit, një numër i konsiderueshëm sportdashësish bardhezinj u futën në fushë, duke brohoritur të gjithë në kor:

Nuk e duam Lukakun!  

Pas pankartës mjaft emblematike të mëngjesit të sotëm, tifozët e Juventusit përsërisin zhgënjimin e tyre me operacionin Romelu Lukaku, duke i mbyllur derën njëherë e përgjithmonë, sulmuesit belg, që sezonin e shkuar ishte pjesë e Interit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat