FFK ia jep Prishtinës në shfrytëzim kompleksin e vet në Hajvali

Futboll

FFK ia jep Prishtinës në shfrytëzim kompleksin e vet në Hajvali

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 23:07
Flamuri i FC Prishtina

FC Prishtina zyrtarisht është njoftuar se nuk do të mund t’i luajë ndeshjet e saja në stadiumin “Fadil Vokrri” përkohësisht.

Kjo për shkak se fusha e këtij stadiumi është tejet e dëmtuar dhe do të përdoret vetëm për ndeshjet ndërkombëtare të Ballkanit dhe Kosovës. 

E FFK ia ka dhënë në shfrytëzim Prishtinës kompleksin e saj në Hajvali.

Kjo u bë e ditur nga vet FFK përmes një njoftimi.

“Ndërkohë, ndeshja tjetër e javës së parë, FC Prishtina – FC Feronikeli 74 do të zhvillohet më 12 gusht, në orën 17:00, në Kompleksin e FFK-së në Hajvali, në fushën me bari natyral”, thuhej ndër tjera në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat