Simeone nuk u tundua nga oferta e arabëve

Futboll

Simeone nuk u tundua nga oferta e arabëve

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 10:50
Diego Simeone

Diego Simeone në një intervistë për mediumin “Marca”, ka bërë të ditur se nuk është tunduar nga oferta e klubeve arabe këtë verë.

“Jo, nuk hezitova kur erdhi oferta nga klubet arabe.

E vërteta është së jam i lumtur ku jam. Nuk do të hezitoja edhe nëse oferta e tyre rritet. Jam i lumtur në Atletico", tha Simeone.

53 vjeçari është në krye të kryeqytetasve spanjoll që nga dhjetori i vitit 2011, me të cilët ka fituar dy herë titullin e kampionit në Spanjë, dy Europa League, dy Superkupa të Evropës, dy Superkupa të Spanjës dhe një Kupë të Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat