Ballkani i jep mbështetje Suharekës

Futboll

Ballkani i jep mbështetje Suharekës

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:14
Pamje kur Arsim Kabashi i dhuron fanellën Rrustem Aliaj

Ballkani i jep mbështetje Suharekës

Kampioni i Kosovës, Ballkani i ka dhënë mbështetje klubit të ri, që vjen nga e njëjta Komunë, FC Suhareka.

Presidenti i klubit Portokalli, Arsim Kabashi, i ka vizituar sot drejtuesit e klubit të ri, të cilëve u premtoi përkrahje në rrugëtimin e nisur, ndërsa iu uroi suksese në sezonin që po fillon.

Ballkani i premtoi hapësirë edhe në stadium klubit të ri, FC Suhareka, me shpresën që kjo Komunë të ketë të ardhme të sigurt me sportistë.

Suhareka është treguar ambicioze dhe e synon ngjitjen në Superligën e futbollit.

Ndërkohë, Ballkani do të luajë sonte në rrethin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës kundër ekipit nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps FC në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke filluar nga ora 20:45.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat