Arrihet marrëveshja me PSG-në, portugezi pranë firmës me Romën

Futboll

Arrihet marrëveshja me PSG-në, portugezi pranë firmës me Romën

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 13:58
Reanto Sanches

Roma është pranë nënshkrimit me mesfushorin e PSG-së, Reanto Sanches.

Sipas “sportmediaset” , klubi “verdhekuq” tashmë ka arritur akordin me francezët për huazimin e 25-vjeçarit në kryeqytetin Italian.

Portugezi do të zbarkojë në Itali në huazim 1-vjeçar për 1 milion euro me të drejtë blerje përfundimtare për 12 milionë të tjera.

Drejtori sportiv i Romës Tiago Pinto ishte vënë prej kohësh në ndjekje të ish-lojtarit të Bayernit, pasi e shikon si zëvendësuesin e Nemanja Matiç, i cili është pranë largimit nga “Olimpico”.

Tashmë me mbylljen e transferimit të mesfushorit të kombëtares portugeze, klubi Italian mund të fokusohet te reparti i sulmit. Pëlqehet shumë sulmuesi kolumbian, Duvan Zapata, i cili është pjesë e Atalantës.

“Verdhekuqtë” më herët kishin shfaqur interes për sulmuesin e Evertonit, Dominic Calvert-Lewin, për të cilin nuk arritën dot një marrëveshje me klubin nga “Goodison Park”. Një tjetër lojtar, i cili ishte përfolur për një transferim të mundshëm në “Olimpico”, ishte sulmuesi Italian, Gianluca Scamacca, megjithatë 24-vjeçari zgjodhi Atalantën për të vazhduar karrierën.

Reanto Sanches është një emër i vlefshëm për trajnerin Jose Mourinho. Portugezi ishte një nga lojtarët më të mirë në triumfin e përfaqësueses luzitane në Evropianin Francë 2016, kjo bëri që të transferohej te Bayerni në verën e po atij viti.

25-vjeçari ka vuajtur mungesën e hapësirave, si te bavarezët ashtu edhe te PSG. Nën urdhrat e Jose Mourinhos ka mundësinë qe të tregojë vlerat e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat