Askush nuk e do

Futboll

Askush nuk e do

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 14:20
Anthony Taylor e Jose Mourinho

A e mbani mend arbitrin Anthony Taylor?

Ai që ka drejtuar finalen e Europa League mes Sevilla-s dhe Roma-s dhe që ka tërbuar Mourinho-n?

Një situatë e ngjashme po ndodh edhe tani pasi arbitri është përzgjedhur për të drejtuar ndeshjen e madhe të javës së parë të Premier League mes Chelsea-t dhe Liverpoolit.

Para se përzgjedhja të zyrtarizohej, tifozët e Chelsea-t dhe ata të Liverpool-it kanë shpresuar dhe kërkuar që të mos e shihnin në fushë arbitrin në fjalë. Një kërkesë që ka shkuar dëm duke parë se Taylor është zgjedhur pikërisht për këtë ndeshje.

Tifozët e Chelsea-t, të lodhur ta shikonin në detyrë kundër skuadrës së tyre, kanë arritur deri aty se kanë nënshkruar një peticion për të kërkuar që Taylor të mos drejtonte më asnjë ndeshje të ekipit, duke marrë plot 160 mijë firma.

Është e famshme polemika me Tuchel, në atë kohë trajner i Blues, pas ndeshjes kundër Tottenham, të përfunduar 4-4.

Edhe precedentët me me Liverpool-in nuk janë shumë të mirë duke parë se Klopp është ndëshkuar dy herë me karton të kuq nga arbitri kundër Brentford dhe kundër Manchester City.

Në rrjetet sociale kanë shpërthyer protestat e dy tifozerive kundër arbitrit. Atmosfera para super ndeshjes është me të vërtetë e zjarrtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat