Java përcaktuese për Rashicën

Futboll

Java përcaktuese për Rashicën

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:06
Milot Rashica

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për të ardhmen e Milot Rashicës.

Ylli nga Kosova është në pritje të lajmeve të reja derisa po ushtron me Noruiç Siti-n, ku u rikthye pas një viti huazimi të suksesshëm në Gallatasaraj.

E pikërisht klubi i madh turk po synon ta transferojë përfundimisht sulmuesin e krahut, me kërkesë të trajnerit Okan Buruk, i cili ka mbetur i impresionuar me paraqitjet e vushtrriasit.

Ndonëse do ta zyrtarizojë sot brazilianin Tete, gjiganti nga Stambolli e ka prioritet ish-futbollistin e Viteses dhe të Verder Bremenit. Mediat turke shkruajnë se këto janë ditët vendimtare kur do të dihet nëse Gallata do të jetë në gjendje ta transferojë futbollistin ofanziv.

Në të kundërtën, radha do t’i vijë Fenerbahçes, një tjetër klub turk që e do Rashicën.

Përfaqësuesi kosovar nuk e ka ndërmend të qëndrojë më në Norëich dhe këtë ua ka bërë të ditur edhe drejtuesve të klubit nga Championshipi anglez.

Ai nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer në Gallatasaraj dhe shitja eventuale e Nikolo Zaniolos në Juventus mund t’ia hap rrugët Rashicës për t’u rikthyer në Superligën turke.

27 vjeçari e pati një sezon fantastik në Turqi duke i zhvilluar 30 ndeshje, prej tyre 26 në ligë dhe 4 në Kupë, ndërsa kontribuoi me 6 gola dhe me 7 asiste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat