Euro Start nga Shkupi e ka siguruar finalen e turneut në futboll të vogël, organizuar nga Bashkësia Lokale e fshatit Radushë të komunës së Sarajit. Euro Start ka fituar ndeshjen gjysmëfinale ndaj Iso Prom me rezultatin 4-2.
Golat për ekipin fitues i shënuan: Agim Ramadani, Pajtim Rexhepi, Jusuf Sulejmani dhe një autogol.
Në finalen e madhe, Euro Start do të takohet me Sport Arena, e cila në gjysmëfinalen e dytë e mposhti Mat Ing me rezultat 6-3.
Ndeshjet po luhen në Qendrën Sportive “Berlin Arena” në fshatin Radushë.