Gjigandi turk nuk ndalet

Futboll

Gjigandi turk nuk ndalet

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:18
Leandro Parades

Leandro Parades nuk ka vend në skuadrën e PSG-së, me drejtuesit e kampionëve të Francës që prej kohësh e kanë nxjerrë në shitje.

Siç bëjnë me dije mediat turke, në garë për shërbimet e kampionit të Botës me Argjentinën është futur edhe Gallatasaraji, që vazhdon të kërkojë emra të mëdhenj këtë merkato.

Sipas tyre palët janë shumë pranë një akordi prej 6 milionë eurosh, teksa pritet vetëm konfirmimi nga lojtari.

Në garë gjithashtu për Parades është edhe Roma, e cila prej kohësh është në kontakte me lojtarin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat