Milner për De Zerbin

Futboll

Milner për De Zerbin

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 15:25
De Zerbi

“Është trajner i madh dhe kërkon të jetë aty me ty në fushën e lojës

Xhejms Miler i ka dhënë lamtumirën Liverpulin për t’iu bashkuar Brajtonit. Futbollisti ekspert në këtë mënyrë ka kaluar nga Jurgen Klop tek Roberto De Zerbi si trajner dhe menjëherë ka gjetur të njëjtat ngjashmëri në punën e tyre.

Duke folur për “The Atletic”, anglezi ka treguar se si është ambientuar me klubin e ri, ndërsa ka shpjeguar dhe përshtypjen e madhe që tekniku italian ka lënë tek ai.

“Me të vërtetë jam duke u argëtuar me De Zerbin. Është pazgjidhshmërisht një trajner i madh, kjo për mënyrën se si e bën punën e tij, nivelin me të cilën shpjegon detajet, personalitetin që tregon, urinë, dëshirën dhe kur është i përfshirë me lojtarët është me të vërtetë fantastike për ta parë”, ka nënvizuar Milner.

“Kam qenë me të vërtetë me fat që kam punuar me disa trajnerë të jashtëzakonshëm në karrierën time, disa dhe më pak të zotë.

Të punosh me Jurgen, që është një nga më të mirët, për kohën që kam kaluar tek Liverpul ka qenë e jashtëzakonshme.

Kjo është ajo që më ka entuziasmuar dhe bindur për të ardhur këtu: të punosh me këtë trajner është gjithmonë një gjë e bukur.

Është tanimë një trajner i madh dhe do të vijë në përmirësim. Dua të vazhdoj të mësoj, të vazhdoj të bëhemi një lojtar i mirë dhe të zgjeroj njohjet e mia dhe eksperiencën sa më shumë të jetë e mundur”.

Duke vazhduar përsëri me rëndësinë e De Zerbit në zgjedhjet e tij për Brajton, mesfushori anglez ka shtuar:

“Fakti që unë kam ardhur këtu është varur edhe nga mundësia për të punuar me një trajner të tillë. Duhet të them që kjo ka qenë gjëja e mrekullueshme që më ka tërhequr”.

“Ngjashmëria mes Klop dhe De Zerbit? Intensiteti i tyre dhe dëshira për të fituar është e madhe.

Të shohësh trajnerin tënd që vrapon dhe që ikën në vijën anësore dhe që do të jetë aty në fushë me ty është diçka e rrallë. Është një gjë e rëndësishme kur sheh trajnerin tënd që të jep të tilla emocione dhe atë dëshirë për të fituar.

Kërkon të jetë atje jashtë me tyre dhe ta ndjejë kështu nga pranë futbollin. Është e bukur ta dish që është aty me ty.

Kjo është një gjë që i bashkon”. Brajton e nis Premier League të shtunën në shtëpi në përballjen me Luton Taun..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat