Tri opsionet e Realit

Futboll

Tri opsionet e Realit

Më: 10 gusht 2023 Në ora: 16:00
Thibaut Courtois

Real Madridi e pësoi një goditje të rëndë sot kur portieri kryesor, Thibaut Courtois e pësoi një lëndim të rëndë në stërvitje.

Portieri belg e këputi ligamentin e kryqëzuar të gjurit të këmbës së majtë dhe duhet t’i nënshtrohet një intervenimi kirurgjik.

Ai doli nga fusha me lot në sy, i vetëdijshëm se mund të mungojë për më shumë se gjashtë muaj.

E ndërkohë, mediat spanjolle kanë nisur të spekulojnë se kush mund të jetë zëvendësuesi i ish-portierit të Atletico Madridit dhe të Chelseat.

Sipas “Fichajes”, “Los Blancos” i kanë tri alternativa të portierit gjigant.

I pari është David de Gea, aktualisht lojtar i lirë pasi u nda me Manchester Unitedin.

Ky do të ishte edhe transferimi më i lehtë kur dihet se ai nuk ka obligim me ndonjë klub.

Më pas, në listën e “Mbretërve” është edhe portieri tjetër spanjoll, Kepa Arrizabalaga, i cili është pjesë e Chelseat, por që kërkohet edhe nga Bayern Munichu.

E opsioni i tretë dhe i fundit është portieri i Getafes, David Soria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat